Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje.”
Partia Demokratike ka kërkuar mbështetje nga strukturat e saj, duke i ftuar anëtarët të jenë të pranishëm para selisë së SPAK në orën 09:30.
“Të dashur miq, nesër (e hënë) në orën 09:30, kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, do të jetë sërish në dyert e SPAK. Ju lutemi të mobilizojmë strukturat për të qenë të gjithë aty. Faleminderit!”
