“Ju kthyem një borxh të vonuar”, Spiropali në Selanik: Dëshmoni vullnetin tuaj sesi duhet të qeveriset Shqipëria

Data

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njëherazi bashkëdrejtuese politike e PS-së në Tiranë, zhvilloi një takim me shqiptarët, të cilët jetojnë dhe punojnë në Selanik.

Ajo kërkoi ta përdorin maksimalisht mundësinë e të votuarit në parlamentaret e 11 Majit

“Tashmë secili nga ju do të mund të votojë nga shtëpia e tij pa ju dashur të lerë pas të përditshmen e tij për të dielën e zgjedhjeve në Shqipëri. Në këto zgjedhje të radhës në Shqipëri ju jeni të lutur të ushtroni sovranitetin tuaj dhe të jepini vendimin tuaj se kush duhet të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshëm. Kësaj here pa qenë të detyruar të niseni me makinat tuaja apo me autobusë, por të votoni direkt nga shtëpitë tuaja ashtu siç e mendoni, ashtu siç e ndjeni”, tha Spiropali.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related