Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar programin e tij për shëndetësinë, duke theksuar nevojën për reforma të thella dhe mbështetje të shtuar për mjekët, infermierët dhe pacientët.
Ai premtoi dyfishimin e pagave për personelin mjekësor dhe krijimin e kushteve që do t’i mbajnë profesionistët brenda vendit, duke i bërë pagat më konkurruese në rajon dhe të afërta me ato të vendeve të Bashkimit Europian
Berisha njoftoi shkëputjen e Spitalit Onkologjik nga QSUT, për ta shndërruar në një Institut të pavarur Tumorësh me buxhet të dedikuar, duke garantuar furnizim të plotë me ilaçe për trajtimin e pacientëve. Ai kritikoi sistemin aktual për korrupsion dhe keqmenaxhim, duke theksuar se do të ndalohen praktikat që lënë pacientët pa trajtim të nevojshëm.
