Shpesh ata janë cilësuar si “pilotët e rrugës” dhe në të njëjtën kohë janë kthyer në burim aksidentesh. Gjatë vitit 2024, në të gjithë vendin Policia Rrugore ka gjobitur rreth 300 mijë shoferë që kanë udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, e që rrugën një pjesë e tyre e kanë kthyer edhe në pistë garash.
Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore, Artur Selimaj rendit një sërë shkeljesh që kryen më së shumti nga drejtuesit e mjeteve.
Parakalimet e gabuara zënë vendin e dytë me vendosjen e gjobave nga policia. Në total janë vendosur 86.654 masa administrative. Grupi i tretë i gjobave për nga sasia e gjobave janë ata shoferë që nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të mjetit, me 61 mijë gjoba, raporton A2.
