Ja abuzimet e Ilirjan Mandros në Akademinë e Sigurisë, KLSH 5 ligje të thyera nga shkeljet e kompetencave dhe…

Data

Gazeta , në investigimet e saj, është marrë gjerësisht me përdhosjen e ligjit të arsimit të lartë nga Rektori Ilirjan Mandro, i cili, me veprimet e tij, e ka futur këtë institucion në një paligjshmëri totale. Në një pjesë të mirë të investigimit tonë, disa probleme janë trajtuar edhe më thellësisht nga raporti i KLSH. Ajo që kemi evidentuar është se ky zyrtar ka vepruar dhe vepron si një despot, duke shkelur ligje, VKM apo akte të tjera nënligjore, dhe vazhdon t’ia hedhë paq. Përkëdhelja që i është bërë nga pushteti këtij zyrtari duket edhe në një auditim të bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit “Për realizimin e kontrollit të pajtueshmërisë së veprimtarisë së institucioneve të arsimit të lartë, me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi” më datë 07.12.2022.

Nga informacioni i gazetës, Ilirjan Mandro, duke përdorur lidhje të forta me Sekretarin e Përgjithshëm, Erzen Tola, ka arritur të legalizojë të gjitha shkeljet e ligjit për arsimin e lartë, pa i hyrë një gjemb në këmbë. Nëse lexon këtë raport auditimi, kuptohet lehtësisht favorizimi që i është bërë Mandros nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Gazeta do të investigojë më tej edhe këtë rast, por le të merremi me raportin e KLSH. Sipas KLSH, Rektori Ilirjan Mandro ka kapërcyer kompetencat që i jep ligji për arsimin e lartë, duke futur në kolaps këtë institucion.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related