Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit/ Sula zbulon detajet: Ka një kleçkë ligjore, ja si vihemi në lëvizje

Data

Drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Genta Sula, ka deklaruar se për të verifikuar nëse kandidatët e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit, institucioni duhet të vihet në lëvizje nga vetë politika apo grup interesi.

Sipas saj, edhe pse në parim politika është dakordësuar për të qenë transparente, me kandidatët serish ka “një hipokrizi” sepse institucioni që ajo drejton, nuk mund të nisë verifikimin në mënyrën të pavarur, por vihet në lëvizje nga një kërkesë.

Roli i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, është ai rol që ka pasur gjithmonë për të verifikuar kandidatët për tu zgjedhur nga partitë e ndryshme politike për të parë çfarë roli kanë ata në sigurimin e shteti dhe shikojmë dhe përfshirjen e organeve të tjera të drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related