Edukatorja e një kopshti privat në Astir është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pas një denoncimi të bërë nga babai i një fëmije të mitur.
Bëhet me dije se babai i fëmijës e ka kallëzuar edukatoren për keqtrajtim të djalit që dërgonte në kopshtin privat.
Mësohet se pas kallëzimit në polici, edukatorja është hequr nga puna nga ana e pronarit.
