Konkurrentja e “Big Brother VIP 4”, Livia, ka zbuluar detaje të reja mbi lidhjen e saj me ish-partnerin, Mevlanin, e cila ka nisur në programin “Për’puthen”. Në një bisedë me Valbonën, Livia rrëfeu momentet e vështira dhe trishtimin që përjetoi pas zbulimit të tradhtisë nga ana e Mevlanit.
Ajo tregoi se gjatë një vizite në studion e reality show-t ku merrte pjesë Mevlani, ajo e kuptoi që ai ishte lidhur me dikë tjetër, dhe gjithçka që kishte ndodhur deri atëherë, ishte një mashtrim. Livia e shprehu hapur zhgënjimin e saj, duke theksuar se kjo ishte një situatë që e ka shkatërruar, pasi ajo nuk kishte pasur asnjë dijeni për lidhjen e tij të re.
