Miratohen tre dokumente të reja për etikën në administratë

Data

Departamenti i Administratës Publike (DAP) miratoi sot tre dokumente të reja për etikën, që do të shërbejnë për orientimin e nëpunësve të administratës publike, në kryerjen e detyrave funksionale me përgjegjësi dhe në përputhje me normat etike.

Konkretisht, DAP ka miratuar manualin praktik të rregullave të etikës për nëpunësit e administratës publike; udhëzimin për “Rolin e njësive të burimeve njerëzore në zbatimin e legjislacionit për etikën dhe përcaktimin e procedurave të mbikëqyrjes nga DAP”, si dhe udhëzimin e ri për “Organet disiplinore dhe procedurën e shqyrtimit të shkeljeve disiplinore”.

Këto dokumente janë hartuar me mbështetjen e ekspertëve të kontraktuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit “Forcimi i integritetit për përmirësimin e shërbimeve publike”, financuar nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related