I dërguari politik i Partisë Demokratike në Korçe, Ivi Kaso, ka denoncuar një rast të asaj që përbën sipas tij përpjekje për të keqpërdorur të dhënat e shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit dhe që duan të regjistrohen si votues për zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë nga selia blu, Kaso u shpreh se Niko Peleshi dhe ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ.
Deklarata e plotë
Niko Peleshi, prej 21 vjetësh në pushtet, sa në Korçë e sa në Tiranë, për të mbetur në pushtet sa më gjatë është gati të bëjë gjithçka brenda e jashtë ligjit. Ai, bashkë me lukuninë e ministrave dhe drejtorëve të pushtetit, janë sulur në Greqi e gjetkë, për të patronazhuar vullnetin e shqiptarëve duke keqpërdorur të dhënat e tyre.
