I ftuar në në studio televizive gazetari Artan Hoxha theksoi se, grupi është hetuar kryesisht për vepra në territorin italian. Hoxha, u shpreh se “Operacioni Ura” bëri bujë me ekspozenë e shfaqur në media me përfaqësuesit e Italisë dhe Shqipërisë. Gjithashtu gazetari shtoi se ky operacion i bujshëm duhej të ishte bërë para zgjedhjeve, pasi hetimet kishin kohë që kishin nisur.
Hoxha: Bum-i që pati ishte ekspozeja mes Italisë dhe Shqipërisë, antimafia dhe SPAK. Dosja italiane rodhi në mediat shqiptare. U krijua përshtypja se u çmontua grupi i Shkozetit. Ishte një hetim historik, i zgjatur ndër vite. Pra, atëherë grupi nuk ka qenë në majë. Grupi ka elementët për t’u quajtur organizatë, pasi i afrohet 20 viteve veprimtari. Vetëm ky fakt përbën sukses. Grupi është hetuar kryesisht për vepra në territorin italian.
