Deputeti socialist, Erion Braçe komentoi në një emision lëvizjet paraelektorale në PS për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale për shkak të marrëdhënieve që ka krijuar me banorët e zonës në qarkun e Fierit.
“Braçe nuk ka lënë gjë, në harkun e vetëm një jave nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale, nuk jam nga ata deputetët që ndërron zonë elektorale jo se nuk kam përmbushur përgjegjësitë e mia, nuk jam nga ata deputetë që ndërroj numër telefoni, kjo është marrëdhënia që kam me njerëzit”, tha Braçe.
2 ditë më parë Erion Braçe ka njoftuar se nuk do të jetë më deputet i qarkut Fier dhe ka vendosur të largohet nga strukturat e Partisë Socialiste. Vendimi i tij vjen pas një takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e kësaj të shtune me organizatat socialiste në Divjakë. Sipas burimeve, Braçe ka vendosur të angazhohet për zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Tiranës, duke ndryshuar kështu arenën e tij politike.
