“Mbështetje e re financiare për agroturizmin”, Rama: Gati program i ri i kombinuar me kredi të buta dhe grante

Data

Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe një here thirrje këtë fundjavë emigrantëve që të jetojnë dhe investojnë në Shqipëri. Sipas kryeministrit, së shpejti do të shpallet një program i ri i cili do të vijojë të mbështesë agroturizmin përmes granteve dhe kredive të buta.

“Agroturizmi taksa nuk ka, tvsh e kemi bërë 6%. Kemi një program të ri që do shpallim së shpejti, që do japim mbështetje financiare për këto aktivitete, juve me atë që keni bërë e merrni atë mbështetjen tone financiare. Është një mbështetje e kombinuar kredi e butë më grant.”

Aktualisht, problemi kryesor i sipërmarrësve është fuqia punëtore. “Unë isha me disa sipërmarrës. Problemi kryesor më thoshin se nuk kemi problem fare se sa i paguajmë, por nuk kemi kë të punësojmë. Sepse kemi arritur që sanitarja, pastruesja tek unë merr 600 euro, i merr dhe i çon në shtëpi”. Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se krahasuar me vendet e Europës, 94% e shqiptarëve kanë pronësi banesa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related