Petrit Vasili: Nga inceneratoret tek kufiri detar, të vërtetat e Metës, që tronditën themelet e narkoshtetit

Data

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale ku ka renditur denoncimet se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga inceneratorët tek kufiri detar, shkruan Vasili në “Facebook”. Deputeti i PL shprehet se këto janë të vërtetat e Metës që tronditën themelet e narkoshtetit dhe për pasojë çuan në rrëmbimin e tij, që është qartazi dhe prerazi përpjekja e dështuar e narkoregjimit për të rrëmbyer të vërtetën dhe për ta mbyllur në bunkerin e narkomafies. “Nga inceneratoret tek kufiri detar, të vërtetat e Metës, që tronditën themelet e narkoshtetin!

Rrëmbimi i Ilir Metës është qartazi dhe prerazi përpjekja e dështuar e narkoregjimit për të rrëmbyer të vërtetën dhe për ta mbyllur në bunkerin e narkomafies. Rrëmbimi dhe izolimi i Metës është hakmarrje për tronditjen tektonike, që i shkaktoi narkoqeverisë zbulimi dhe denoncimi prej Presidentit Meta i megaaferës së inceneratorëve dhe i rrjetit oktapodik qeveritaro mafioz të saj. I një megaafere të padëgjuar kurrë në një qind vjet, me shumë tentakula në paratë publike dhe të një grabitjeje qindra milionëshe të strukturuar shtetërore në kokën e të cilës është Rama dhe Veliaj. Rrëmbimi i Metës është tërbimi i narkoregjimit për zbulimin e aferës antikombëtare dhe tradhëtisë së lartë me kufirin detar, të cilën Meta President nuk e lejoi dhe e denoncoi publikisht si një aferë miliardere që shet Shqipërinë për interesat mafioze të Ramës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related