‘Dhurata’ e qeverisë/ Thesari u pagoi ‘peshkaqenëve’ të buxhetit miliarda lekë paradhënie për punë të pakryer

Data

Një muaj më parë, saktësisht në 13 dhjetor, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi me kompaninë Salillari kontratën për ndërtimin e aksit Elbasan-Papërr me vlerë totale 20 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Dhe paratë nuk vonuan.

Katër ditë më parë thesari i shtetit autorizoi një transfertë me vlerë 1 milionë euro në llogarinë e kompanisë Salillari si pagesë për ndërtimin e rrugës Elbasan Paper. E megjithatë, ajo e ARRSH-së nuk ishte pagesa e vetme që kompania përfitoi për punë ende të pakryer. Një tjetër pagesë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ishte edhe më flagrante.

Në 27 nëntor, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli fituese kompaninë Salillari për ndërtimin e një hoteli dhe parkimi në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Kontrata me vlerë 12 milionë euro u lidh në dhjetor. Ndërkohë në datën 14 janar Fondi Shqiptar derdhi 2,5 milionë euro në llogarinë e kompanisë për këtë kontratë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related