I ftuar në një emision televiziv, agjendi imobiliar Armand Shkëmbi, foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar.
Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe në Tiranë po kalojmë në mbi ndëtime. Duke u ndalur edhe ngjarjet e fundit me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Shkëmbi tha se nuk i ra 3 ditë telefoni për punë.
“Që nga dita që është arrestuar kryetari i bashkisë në kishim 3 ditë, që nuk na binte telefoni në zyrë. Mua më kapi paniku, sepse në industrinë tonë po nuk ra telefoni nuk ke punë. Shprehja që thotë çudia më e madhe 3 ditë zgjat dhe ditën e 4-tët filloi të binte telefoni. Pati një luhatje të vogël të tregut, por nuk shoh të përmbyset tregu nga kjo ngjarje. Këtë muaj nuk ka luajtur as me çmimet.
