Andeta Radi, përmes një lidhjeje telefonike me “Fan Club” ka reaguar për debatin mes motrës së saj, Rozanës, dhe Gerta Gixharit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4”.
Sipas Andetës, me shprehjen “unë kam atë që s’e ke ti”, Gerta ka lënduar Rozanën, që prej vitesh është përpjekur të sjellë në jetë një fëmijë.
“Historia e Rozit është disa vjeçare, unë nuk dua ta tregoj këtu se do thoni viktimizohet familjarisht. U hap në mënyrën më të keqe të mundshme dhe u diskutua në një mënyrë që nuk do të doja të diskutohej. Nëse me Jozin ishte diçka e thënë, për të cilën Rozi s’ka pse reagon keq se nuk preket, me Gertën, ka pas një histori disa vjeçare që e ka kaluar mbi shpatulla”, tha motra e Rozanës.
Andeta vijoi debatin përmes celularit me opinionistin Ronaldo Sharka dhe ish-banoren e “BBV”, Amber Candy.
Ronaldo: Nuk besoj se ka Gertë apo grua tjetër që nuk dëshiron që një grua të përjetojë emocionin e mëmësisë. Unë mendoj se është më e rëndë ajo që Jozi i tha Rozanës, se sa ajo që Gerta i tha Rozanës, madje e bëri nipçe. E ke ti nipçe
