“S’mund të tallesh me vëllanë tim nën dhe”, Motra e Egli Progës reagon pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm

Data

Motra e Egli Progës ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha i cili ndërsa sqaronte ngjarjen e tentativës për vetëvrasje të Azbi Spahiut ka përmendur edhe ngjarjen e rëndë ku Egli Proga u vra në mes të ditës në Pogradec.

Ai i ka paralelizuar këto ngjarje dukë thënë se ngjarje të tilla tentohen të fryhen e sipas tij të hidhen aludime për banda inekzistente.

Në një status me tone të ashpra, Jonida Proga shkruan se ministri nuk mund të tallet me vrasjen e Egli Progës, ndërsa e akuzon se polcia nuk u kap kriminelët por lejon që provat të zhduken.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related