Një telefonatë 40-minutëshe, të cilën Kremlini e quan “konstruktive dhe të sinqertë”, midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me Volodymyr Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë, i sjell presidentët rusë dhe ukrainas më afër një takimi ballë për ballë për të diskutuar për paqen në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, Putin, i cili deri më tani nuk ka dashur të takohet me Zelenskyn duke e konsideruar si “të paligjshëm”, ka konfirmuar se është pro takimit dypalësh. Më pas pritet edhe një takim trepalësh edhe me Trumpin.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se takimi do të zhvillohet brenda dy javësh. Midis komenteve entuziaste nga udhëheqësit e samitit të djeshëm, bie në sy skepticizmi i kujdesshëm i Macron:
