Deficiti tregtar i Shqipërisë thyen rekord historik, eksportet pësuan rënie të frikshme

Data

Eksportet e Shqipërisë pësuan rënie për vitin e tretë radhazi gjatë vitit 2024, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave.

Rënie u shënua në të gjitha grupmallrat, ku më e theksuara ishte rënia te energjia dhe mineralet me 24% dhe materiale ndërtimi e metale me 22%. Grupi veçanërisht i rëndësishëm sa i përket punësimit, Tekstile dhe këpucë, i cili historikisht ka pasur peshën kryesore në eksportet e vendit, pësoi një rënie në masën 17%

Rënia e eksporteve ka nisur në vitin 2023, pas rritjes së shpejtë gjatë krizës së vitit 2022, kur çmimet e lëndëve të para në tregun ndërkombëtar u rritën fort për shkak të Luftës në Ukrainë. Por gjatë vitit 2024, eksportet ishin pothuajse në nivelin e vitit 2021.

Rënia e eksporteve përgjatë këtyre dy viteve ka shumë faktorë, ku përfshihet rënia e çmimeve të shitjes në tregun ndërkombëtar si dhe forcimi i lekut kundrejt euros, forcim që ka pjesërisht efekt aritmetikor (llogaritë e tregtisë së jashme mbahen në lekë dhe një sasi mallrash e shitur në euro vitin e kaluar vlen më pak lekë sot) dhe gjithashtu ka për efekt humbjen e konkurrueshmërisë së mallrave shqiptare në tregjet ku eksportohen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related