Belinda Balluku para GJKKO-së: Nis seanca për akuzat e tenderëve të Llogarasë dhe Unazës së Madhe

Data

Zv.kryeministrja e pezulluar Belinda Balluku ka mbërritur pak çaste më parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të nisë seanca gjyqësore për të dhe për dy bashkëpunëtorët e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Balluku u pezullua nga detyra dy ditë më parë me vendim të GJKKO-së dhe iu ndalua dalja jashtë vendit. Seanca e sotme zhvillohet në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, të regjistruar nga SPAK, dhe ka për qëllim marrjen në pyetje të të pandehurve dhe verifikimin e kushteve për caktimin e masave të sigurisë.

Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur prej datës 31 tetor 2025 dhe akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publikë”, në bashkëpunim me vartësit e saj, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 180 milionë euro. SPAK ka ngritur ndaj saj edhe një akuzë të dytë, që lidhet me dyshime për abuzime me tendera në lotin 4 të Unazës së Madhe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related