Intervista e rrallë e Dritan Priftit, ja të fshehtat e videos që shkaktoi demonstratën e 21 janarit 2011 dhe detajet…

Data

Më 21 janar shënohen 14 vite nga vrasja e 4 protestuesve nga plumbat e shtetit gjatë qeverisjes Berisha, ndërsa dosja tashmë është në dorë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Sot po risjellim për lexuesin një intervistë të rrallë të të ndjerit Dritan Prifti, i cili ka rrëfyer takimet e fshehta me kryetarin socialist Edi Rama në opozitë në atë kohë që në vitin 2011 kërkonte të denigronte me çdo çmim Ilir Metën. Ai ka thënë në vitin 2013, se Rama ngulte këmbë që të nxirrte kasetën e përgjimit të Metës që shkaktoi katër viktima

Rrëfimi i Priftit për bisedat dhe takimet me Ramë

“S’besoj se do më kaloj kjo shije për shumë kohë. Përpara se të shfaqja në emision “Fiks Fare” videon e Metës, Rama më ftonte çdo natë për të më mbushur mendjen ta shfaqja atë. Në fillim më kërkoi takim të fshehte tek hoteli i Tan Lepurit në plazh në Durrës. Ishte dhe Gramoz Ruci e Tom Doshi në atë takim. Pastaj jam takuar fshehurazi tek zyra e Fidelit në Tiranë. Pastaj dhjetëra herë në Pezë. Pastaj tek hoteli i Dash Pezës. Pastaj tek shtëpia e Tom Doshit disa herë. Kemi ngrënë e pirë nëpër lokale të ndryshme. Më ka premtuar qiellin, vetëm tek shfaqja atë video kundër Metës. Donte ta shfaqte një ditë dhe më parë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related