Nga Mirdita ku u festua dje 34-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në këtë zonë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe Drejtuesi politik i Qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj, u shprehën se Partia Demokratike është në prag të rikthimit të pushtet dhe diaspora do të jetë lokomotiva e fitores në zgjedhjet e ardhshme.
“Partia Demokratike është në prag të rikthimit të pushtet dhe diaspora do të jetë lokomotiva e fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit”, kështu u shprehen dje nga Mirdita Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe Drejtuesi politik i Qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj, gjatë aktivitet të organizuar për 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë zonë. Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Mirditë Aleksandër Lala dhe kryebashkiaku Albert Mëlyshi, kërkuan bashkimin e të gjithë faktorëve për fitoren e 11 majit. 34-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në Mirditë, bashkoi demokratet si asnjëherë më parë, duke dhënë mesazhin e angazhimit maksimal të të gjitha strukturave për fitoren në zgjedhjet e 11-majit.
