Pagesat e parkimeve do bëhen me parkimetër/ Shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë, ja si do të funksionojë

Data

Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parkimit të makinave. Tirana Parking njoftoi së fundmi shpalljen e fituesit për procedurën e cila do të zbatojë fazën e parë pilot të këtij plani që është kompania ADI Profesional teks oferta është 12 milionë lekë. Në dokumentet e procedurës specifikohen elementët që duhet të kenë parkimetri si dhe lidhja e tij me serverin çka do të bëjë të mundur pagesën në disa forma përfshirë atë me karta bankare.

Parkimetri sipas specifikimeve duhet të ketë një dizajn të thjeshtë dhe të lehtë, i cili përshtatet me çdo kontekst urban. Duhet të jetë e dizenjuar që opsionalisht të zgjidhet ngjyra nga Autoriteti Kontraktor dhe të dallohet pamja midis trupit dhe panelit të përparmë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related