Kompania që mori lejen e kryeministrit Edi Rama për shfrytëzimin për 30 vjet të vijës bregdetare para resortit të Artan Gaçit, në Dhërmi, ka pezulluar aktivitetin e saj tregtar.
Shoqëria “AG TCC Hotel Management”, në pronësi të kunatës së Olta Xhaçkës, shtetases amerikane Tauni Lin Grizç-Suton, ka vendosur të pushojë përkohësisht veprimtarinë.
Vendimi është marrë në 1 Tetor 2024, por është publikuar vetëm së fundmi në faqen e Qendrës Kombëtare të Biznesit, sipas një vëzhgimi të kryer…

Në 2 Mars 2023, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Ramës, miratoi vendimin “Për lejimin e përdorimit të brigjeve të plazhit përballë resortit investim strategjik “Dreamades Luxury Suites”.
Pas publikimit të këtij njoftimi, biznesmeni dhe ish-deputeti Artan Gaçi, njëkohësisht bashkëshort i ish-ministres së Mbrojtjes dhe aktualisht ligjvënëse socialiste, deklaroi publikisht se “AGTCC Hotel Management” ishte një shoqëri amerikane me shumë përvojë në menaxhimin e resorteve turistike.
Por, të dhënat e siguruara nga media zbuluan se shoqëria nuk kishte asnjë lloj përvoje të mëparshme dhe, për më tepër, pronarja e kësaj kompanie të regjistruar në Shqipëri ishte partnerja intime e vëllait të Olta Xhaçkës.
Artan Gaçi u shpall “investitor strategjik” me firmën e kryeministrit Edi Rama në mars të vitit 2021. Projekti “Dreamades Luxyr Suites” parashikon ndërtimin e një resorti në bregun e Palasës, në Dhërmi, me vlerë 5 milionë euro.
Procedurat e ndjekura nga Këshilli i Ministrave dhe Komiteti i Investimeve Strategjike, të dy të drejtuar nga Rama, kanë shkaktuar polemika të fuqishme politike dhe ligjore.
