Edi Rama “shpërthen” ndaj ministrave në mbledhjen 6-orëshe të PS

Data

Mbledhja disaorëshe e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë është shoqëruar me tone të ashpra dhe kritika të forta nga kryeministri Edi Rama ndaj kabinetit të tij.

Sipas gazetarit Arbër Hitaj, i cili foli në një studio televizive, Rama ka zhvilluar një analizë të thellë të performancës së ministrave, duke kërkuar llogari për ecurinë e reformave dhe angazhimin institucional.

Hitaj e cilësoi qëndrimin e kryeministrit si një “dush të ftohtë” për disa prej ministrave, duke theksuar se kritikat kanë qenë të forta dhe të drejtpërdrejta.

Sipas tij, debati i raportuar me ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, ka qenë në fakt pjesa më e butë e gjithë diskutimeve që janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve.

Burime të gazetarit bëjnë me dije se prej disa ditësh, Rama ka zhvilluar edhe takime të veçanta me grupe ministrash, ku ka shprehur pakënaqësi për:

  • ngecjen e disa reformave,
  • mënyrën e komunikimit publik,
  • mungesën e prezencës në terren,
  • si dhe performancën mediatike dhe institucionale.

Sipas Hitajt, një pjesë e kabinetit qeveritar ka një performancë të dobët, duke shtuar se disa ministra “gati nuk kanë bërë asgjë”.

Kjo mbledhje duket se është pjesë e një procesi më të gjerë riorganizimi dhe reflektimi brenda qeverisë, në një kohë kur Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe synon të përmirësojë imazhin dhe eficiencën e saj në qeverisje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related