Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa thirret në SPAK

Data

Një tjetër zyrtar i pushtetit lokal është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa e cila u filmua nga mediat teksa po hynte në godinën e SPAK-ut.

Zyrtarja socialiste nuk bëri asnjë komunikim për mediat kur hyri në Prokurorinë e Posaçme.

Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e paraqitjes së saj kujtojmë se Kryetarja e bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa është paditur në SPAK nga një shkollë private në mars të vitit të kaluar, me pretendimin se po tentohej t’i rrëmbehej disa dhjetëra metra katror tokë kësaj shkolle.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related