“Lëvizja BASHKË”, e udhëhequr nga Arlind Qori ka paralajmëruar protestën e radhës për të kërkuar të drejtat e munguara të pensionistëve.
Tubimi do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10:00 para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që të protestojnë dhe të grenë zërin për pensionistët të cilët janë kategoria më e vuajtur dhe harruar nga qeveria Rama.
Lëvizja Bashkë thekson se sot po vuan një shoqëri e tërë për shkak se qeveria “përkëdhel” oligarkët e pangopur.
“PROTESTË PËR PENSIONE DINJITOZE DHE DREJTËSI SHOQËRORE
Qeveria nuk mund të tallet më me pensionistët. Lëmosha e quajtur bonus mezi del për të mbushur barkun një muaj në vit. Çdo muaj tjetër pensionistët shqiptarë marrin pensione më të ulëta se minimumi jetik dhe përjetojnë çdo ditë degradimin e shërbimeve publike.
