Shpallja nga Ministria e Brendshme se janë mbi 3.7 milionë votues për zgjedhjet e ardhshme dhe nisja e punës me listen qē zyrtarisht do të afishohet në mars, pas regjistrimit të emigrantëve apo ankesave të ndryshme, është si të thuash nisja dhe nga ana zyrtare dhe burokratike e fushatës
Nga sa mund të informohemi në burgun e Fierit, dhe asaj që ndjehet në ajer kemi një qeveri e kryeministër që po shkojnë drejt 11 Majit, të ngrysur e pa humor, dhe nga ana tjetër një Opozitë më të çelur, më të gjalleruar më entuziaste.
Fakti që Rama e qeveria duken të ngrysur, të lodhur, por të pangopur pêr ti vënë kazmën Shipërisë po punon me kapjen, patronazhimin e votës edhe në diasporë! Turinjtë e varur të qeverisë kanë të bëjnë me konsumin nga pushteti i sterzgjatur, nga mungesa e ideve dhe vizionit. Kanë të bëjnë me pakenaqësinë e madhe tek njerëzit, prej varferisë e korrupsionit. Si dhe nga problemet e thella te brendshme mes tyre. E po ashtu, nga një lloj parehatie që vjen prej shqetësimit se ku do të bjere zilja e radhës, në cilen derë abuzuesi a zyrtari të lartë të kapur në afera, a lidhje me krimin.
