Hetimet për Veliajn, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Data

Biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ai do të merret në pyetje si person në dijeni në lidhje me hetimet ndaj që SPAK po kryen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

 

 

Elman Abule dhe bashkëshortja e tij Marisa Nito, konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj, ku miqësia e tyre duket se është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti Abule ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxës. Ditën e djeshme dëshmoi për rreth 5 orë në SPAK edhe bashkëshortja e Elman Abules, Marisa Nito.

Në foto: Elman Abule në SPAK

Ndërkohë, kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit më 26 Dhjetor në SPAK, ku qëndroi për mbi 5 orë për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimin e nisur nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado lidhur me çështjen në fjalë.

Përmes një komunikate për mediat, SPAK bëri me dije se nga kallëzimi i bërë ndaj Veliajt ekzistojnë të dhëna konkrete për 4 akuza lidhur me këtë çështje. Më konkretisht, për veprat penale:

  • “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,
  • “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”,
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
  • “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

SPAK ka indicie se Erion Veliaj dhe të afërmit e tij janë implikuar në skemat e përfitimit të parave në rrjetin e kompanive që ka në pronësi biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related