Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin, i cili është ekstraduar sot për në Shqipëri.
Lala deklaron se gjithçka ishte e lidhur me vëllanë e Jan Prengës i cili ka grabitur një sasi droge në Britani, ndërsa ka përmendur edhe detaje makabre nga ngjarja që tronditi opinionin për nga makabriteti i saj.
Ajo i ka bërë thirrje drejtësisë shqiptare të mos e lërë çështjen më dënimin e etëm kopshtarit të kompleksit ku ndodhi ngjarja dhe ka apeluar që Dritan Rexhepi i cili tashmë ndodhet në duart e drejtësisë, duhet të reagojë ku ndodhet trupi i viktimës, në mënyrë që familja të ketë një vend ku të vendosë një lule.
“U rrëmbye 4 vite më parë me një makinë të vjedhur.
Jan Prenga ishte ndarë para pak minutash nga e shoqja teksa kishin konsumuar një kafe.
Familja e tij tashmë është në një situatë dramatike.
Kohë më parë kur shkova ne shtëpinë e tyre pasi më pranuar me shumë vështirësi, e kam gjetur Marie Prengën në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe shpirtërore.
Më ka thënë gjysmën e parë të ditës e qaj Janin ndërsa gjysmën e dytë shpresoj të jetë gjallë.
