Në vitin 2025, pensionistët shqiptarë do të përfitojnë një rritje të konsiderueshme të pensioneve. Detajet i ka dhënë në një analizë eksperti i njohur i ekonomisë Fatos Çoçoli. Reforma e vitit 2014 që nisi të zbatohej nga janari 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vite, deri në vitin 2032, si dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Sipas Çoçolit, prurja tjetër e reformës ishte shtimi i normës së kontributit për zonat rurale, duke barazuar kontributet ndaj fermerëve(pensionin social), me ato të zonave urbane deri në vitin 2017. Ndërkohë, thotë eksperti kjo reformë tashmë është e tejkaluar në kohë dhe qasja duhet ndryshuar rrënjësisht. “Ndërsa vitet e punës për pension u rritën me reformën e vitit 2014, shumica e pensionistëve jo vetëm që nuk arriti të plotësojë kriteret për pension të plotë, por vit pas viti, ata që dalin në pension kanë më pak vite pune me kontribute dhe marrin pagesa më të ulta se sa pensioni mesatar. Në vitin 2014, kishim mbi 460 mijë pensione pleqërie dhe 28 përqind e tyre ishin me pagesa të pjesshme, ndërsa në vitin 2023, kishim 590 mijë pensione pleqërie dhe gati gjysma e këtyre pensioneve ishin të pjesshme! Si të thuash, katandisej kokoshi një thelë!”, shprehet Çoçoli
Rritja shqetësuese e pensioneve të pjesshme dhe reforma e re e vitit 2025
“Pensionet e pjesshme 2014-2023: – Pensione të pjesshme pleqërie v. 2014, 129.000 (28% e totalit) – Pensione te pjesshme pleqerie v. 2023, 294.000 (49% e totalit). Reforma e re do të sjellë ndryshime në llogaritjen e pensionit minimal dhe pensionit social, të cilët tani janë në nivele të njëjta. Pensioni minimal do të rritet me 50 përqind, duke u bërë 15,000 lekë të reja në muaj dhe do të shkëputet nga pensioni social, i cili jepet në fshat për të mos lënë jashtë skemës së pensioneve asnjë qytetar të vendit.
Pensionet tejet të ulëta dhe skema e re
Pensioni social: – Sociali 2024, 10.000 Lek/muaj – Sociali 2025, 12.000 Lek/muaj(parashikim). Pensioni minimal: – Minimali 2024, 10.000 Lek/muaj – Minimali 2025, 5.000 Lek/muaj Do të ndryshohet me ulje edhe numri i viteve të punës për pensionin minimal dhe pensionin maksimal. Aktualisht duhen 15 vite pune me sigurime, për të përfituar pension minimal. Në vitin 2023, nevojiteshin 38 vite punë me sigurime të paguara, për të arritur pension të plotë. Skema e sotme do të ndryshojë dhe do të ulen vitet e kontributit, për të siguruar pension të plotë. Ulja e viteve të kontributeve
Vitet për pension të pjesshëm:
2024 – 15 vite
2025 – 12 vite(parashikim)
Vitet për pension të plotë:
2024 – 38 vite
2025 – 33 vite(parashikim)
