VanHorn takohet me Shefin e Shtabit të FA: SHBA, krenare që qëndrojnë me…

Data

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar dje një takim me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Arben Kingji. Gjatë takimit ata kanë diskutuar për modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA. Ambasada amerikane në vendin tonë përmes një njoftimi thotë se SHBA janë krenare që qëndrojnë me aleatin e NATO-s në mbrojtje të sigurisë së përbashkët.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant Arben Kingji për të diskutuar mbi përparësitë tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related