Fluks pasagjerësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Data

Viti 2025 ka nisur me një fluks të lartë pasagjerësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke vijuar trendin e rritjes edhe pas festave të fundvitit.

Gjatë ditëve të para të janarit janë regjistruar mbi 135,000 pasagjerë, ndërsa më 3 janar u shënua një rekord ditor me mbi 31,000 udhëtarë.

Për vitin 2024, aeroporti ka numëruar mbi 10 milionë pasagjerë dhe më shumë se 780 mijë fluturime në total. Vetëm në muajin dhjetor janë procesuar rreth 700,000 pasagjerë dhe 4,500 fluturime, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të lëvizshmërisë ajrore përmes këtij aeroporti

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related