Partia Socialiste e Edi Ramës është kthyer në një divan sunduesi oriental, ku ngulfatet çdo ambicje apo proces politik për karrierë normale politike.
Që nga koha e opozitës, e sidomos prej 12 vitesh në pushtet, edhe pse janë shpërfaqur rreth 40 ministra e qindra deputetë, asnjëri prej tyre nuk arriti që të ngrejë krye në mënyrë normale për të avancuar nëpërmjet kompeticionit në politikën e lartë.
Shembujt më të bujshëm janë padyshim: Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati. Dy nga politikanët e rinj, të cilët ishin pjesë e ekipit fitues të vitit 2013. Të dy e pësuan vetëm nga dëshira dhe manovrat e intrigave të Edi Ramës. I cili Tahirin nuk e mbrojti, madje e lëshoi, edhe pse kishte qenë një nga kartat fituese të mandatit të parë, ndërsa Bushatin thjesht nuk e zgjodhi më në forumet e larta, duke ja bërë të ditur se nuk ka asnjë shans për të ecur përpara.
Paranoja e Bablokut të Ymer Lalës, e nxitur nga njerëz të fortë si Tom Doshi, se Ditmiri po të komploton pas shpinës dhe po punon me gjermanët për të rrëzuar, ishte shkaku kryesor i largimit të ministrit elegant të Jashtëm
