U transferua në spitalin në Athinë, ja si paraqitet gjendja e Kryepeshkopit, Janullatos nën monitorim të vazhdueshëm

Data

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u transferua dje nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë, po kalon një moment të vështirë, pas përkeqësimit shëndetësor.

Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor. Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related