Shtojnë rrezikun e shfaqjes së osteoporozës, si ndikojnë duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave!

Data

Megjithatë konsumi i tyre është shumë i përhapur në të gjithë globin dhe fillon që në mosha të hershme.

Duke e bërë këtë një problem të theksuar të shoqërive sot i cili mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në organizëm.

Në këtë shkrim ju tregon se ka një lidhje mes shfaqjes së osteoporozës dhe konsumimit të këtyre dy substancave.

Studime të fundit krahas qindra të tjerave që janë bërë mbi këtë çështje tregojnë se pirja e vazhdueshme e duhanit dhe alkoolit shton rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Një studimi shpjegon se tek këta konsumatorë ndodh një lloj modifikimi i qelizave të cilat çojnë në dobësim të kockave.

Studimi mbi dëmtimin e kockave

Sudiuesit e Universitetit të Pensilvanisë, shpjegojnë se si sistemi imunitar arrin të dëmtojë kockat.

Kjo ndodh sigurisht kur konsumohet duhan apo alkool si pjesë e jetës së përditëshme

Sipas këtyre ekspertëve një tip qelizash që jetojnë në organizëm arrijnë të kthehen në osteoklate të cilat shkrijnë kockat.

Kur mitokondria është nën presion nga shkaqe të jashtëme apo faktorë stresues shton prodhimin e osteoklasteve.

Mbi prodhimi i këtyre qelizave që dëmtojnë kockat shtohet edhe për personat që konumojnë  cigaren apo alkoolin.

Faktorë të tjerë që lidhen me lindjen e kësaj sëmundje mund të jenë medikamentet e forta apo të qënurit nën stres të vazhdueshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related