Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë

Data

Fluksi në Pikën Kufitare të Muriqanit ka qenë i shtuar gjatë ditëve të fundit, si pasojë e lëvizjeve të shtetasve për festat e fundvitit dhe fillimin e vitit të ri.

Kjo pikë kufitare, që operon në bashkëpunim me Malin e Zi, ka funksionuar me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, duke zbatuar procedura të përshpejtuara për të përballuar volumin e madh të lëvizjeve.

Më 31 dhjetor 2024 janë regjistruar 5439 kalime, përfshirë 2163 hyrje dhe 3276 dalje nga Shqipëria, ndërsa më 1 janar 2025, numri i kalimeve arriti në 5556, ku 2353 ishin hyrje dhe 3203 dalje. Në total, gjatë këtyre ditëve, janë përpunuar gjithashtu mijëra automjete, duke rritur ngarkesën në këtë pikë kufitare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related