Pesë vite nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019’ës ,18 familje të pallatit 136 në Laç vazhdojnë të jetojnë me frikë në pallatin e dëmtuar nga tërmeti i kalsifikuar me nivel dëmtimi DS4 .
Ata i janë drejtuar emisionit “Fiks Fare”, pasi Bashkia e Kurbinit nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre, lidhur me rregullimin e pallatit. Ose në të shumtën e rasteve , u është thënë se nuk ka fonde. Ndërkohë që fondi është lëvruar në vlerën 19 milion lekë.
Me këtë rast grupi i xhirimit të Fiks Fare ka udhëtuar drejt qytetit të Laçit për të parë nga afër gjendjen e pallatit 136.
Banorët të cilët vazhdojnë të jetojnë aty, thonë se deri para pesë vitesh në këtë pallat jetonin 18 familje, por që nga dëmtimi i tij nga tërmeti në këtë pallat jetojnë vetëm pak nga to. Arsyeja është se disa nga apartamentet janë të pabanueshme , sepse kolonat dhe shtyllat që e mbajnë objektin janë të shkëputura njëra nga tjetra. ” Mjafton të fryjë një erë e fortë dhe pallati lëkundet” shprehen banorët. Një gjë mjaft shqetësuese për ta ishte edhe ndërprerja e bonuseve të qirave prej dy vitesh, bonuse këto të cilat i takonin çdo familjeje të prekur nga tërmeti, derisa në përfundomin e rikonstruksionit të pallatit.
Banorët tregojnë se para 1 muaji kishte qenë një kompani e cila kishte vendosur skelat për rreth mureve të pallatit. Kompania kishte filluar të bënte vetëm suvatimin e plasaritjeve që duken nga jashtë. Përsa i përket shtyllave të dëmtuara e kolonave kryesore të pallatit nuk bënë asnjë ndërhyrje. e për më teper firma pohojnë banorët punoi vetëm 1 ditë
