Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH), në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së, po zhvillon projekte për fuqizimin e të rinjve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Përmes vizitave edukative dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese, të rinjtë nga Pogradeci dhe Vlora po angazhohen në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe të qëndrueshme. “Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në Janar të vitit 1993, akredituar nga IPPF dhe UNFPA. Nëpërmjet punës së saj QSHPZH synon të përmirësoj politikat, legjislacionin, dhe të drejtat për informacion e shërbime në fusha që lidhen me shëndetin riprodhues, barazinë gjinore dhe fuqizimin e komuniteteve. Gjatë dekadave, QSHPZH ka luajtur një rol kyç në fuqizimin e të rinjve dhe ndërtimin e komuniteteve më të qëndrueshme duke adresuar sfida sociale dhe duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm përmes projekteve të suksesshme. Së fundmi, QSHPZH me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë, zhvilloi një vizitë me të rinjtë nga gjimnazet e qytetit të Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Qendrën Kombëtare të Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE).

