Politologu Roland Bejko, i ftuar në një studio televizive, tha se nëse Erion Veliaj kërkon azil politik në SHBA përgjegjësia do jetë në radhë të parë e SPAK-ut, që kishte mundësi t’i bllokonte pasaportën.
Sipas Bejkos, Edi Rama ia ka bërë gati dosjen Veliajt për të kërkuar azil politik në SHBA, me argumentet e dhëna sot se i rrezikohet jeta në Shqipëri.
“Duket sikur Rama po ia bën gati Veliajt atë dokumentin dikujt që shkon në shtet të huaj për të kërkuar azil politik. Azil politik s’përfiton dot nëse s’të rrezikohet jeta. Rama ia bëri gati këtë dokument. Nuk është çudi që të iki edhe kryetari i bashkisë, në Shqipëri çdo gjë mund të ndodhë. Duket sikur ia ka bërë gati dosjen të plotë. Në rast se do pyetet atje nga kush të rrezikohet jeta, ia ka përcaktuar Rama.
Nuk besoj që të arrijmë deri në këtë ditë. Nëse Veliaj ndodh që të kërkojë vërtet azil politik, unë s’e di sa të rëndë e ka shkallën e fajësisë, por nëse do ndodhë është një minus për SPAK-un dhe drejtësinë e re, sepse e kishin në dorë ta ndalonin një largim të tillë.
Nëse ndodh që Veliaj të kërkojë azil politik, përgjegjësia në radhë të parë është e SPAK-ut, sepse duhet t’i ndalonte pasaportën. Mund ta kërkojnë azilin. Zullumi është i lartë. Drejtësinë s’e kontrollon Rama. Unë mendoj se ai ka shkuar në SHBA për të siguruar një lloj mbrojtje. Miqtë s’i ka pa peshë, sidomos familjen Soros. Ka shkuar për të siguruar një lloj lobimi për të mbrojtur veten. Nuk besoj se Soros do ta mbrojë nga drejtësia. Nëse drejtësia do funksionojë me lobingje, kjo do të thotë që drejtësia do dështojë në mënyrë spektakolare”.
