930 milionë euro ishin remitancat e vitit 2023, të fundit tê llogaritura nga Banka e Shqipërisë. 930 milionë euro që emigrantêt, bashkatdhetarët i kanë dërguar për të afërmit, familjet e tyre. Njē shifër rekord kjo.
Jam i bindur se nuk është vetëm shuma që bën diferencën, por sidomos efiçenca me të cilën ato hyjnë në ekonomi, e bën këtë një nga fondet më të vyera, një prej kontributeve më te rëndësishme per vendin.
Sepse ato para shkojnë direkt tek njerëzit, pa ndërmjetës, pa zyrtarë që fusin duart.
Janë para që luftojnë drejtpërdrejt varfërinë dhe futen në ciklin jetik përmes konsumit.
Janë para të pastra, mundi e djerse e qindra mijë burrave e grave që me gjithë veshtirësitë e sfidat që kanë atje ku jetojnë, nuk i harrojnë prindërit me pensionin më të ulët në Europë. Nuk e harrojnë një të afërm në hall, në ditë të vështirë.
Është pra pak më shumē se 10 përqind e buxhetit të shtetit, fondi që ata sjellin e që shpërndahet në mënyrë të atillë që korrigjon harresat, arrogancen e mungesën e vëmendjes së autoriteteve. Një fond që është si melhem për plagët që krijon qeverisja e keqe dhe korrupsioni.
Më në fund, kjo pjesë vitale e kombit dhe e shoqërisë, do të votojë.
Me shumë vonesë ligjvënësi, beri detyrën dhe e jetësoi të drejtën kushtetuese që ata e kanë. Personalisht kam qënë pro gjithnjë dhe avokues i votës së emigrantëve. Dhe jam krenar që në fund të korrikut thashë po, në Parlament, për atë ndryshim në Kodin Zgjedhor.
*
Janë mbi 1 milion votues që jetojnë jashtë e mund të bëhen pjesë e zgjedhjeve të 11 majit. Një shifër që flet vetë për potencialin që ka për të vendosur për fatin e vendit. Një numër që përkon me atë që kryeministri aktual, e valëviste si trofe në vitin 2013, duke i cilësuar si 1 milionë shuplaka. Duke lajmëruar kështu dhunën që do të ishte stili i tij qeverisës.
Vota e emigrantëve është sfida e opozitës në këtë garë. Me erdhi mirë kur pashë se PD kishte lançuar një portal ku nxiste e ndihmonte në identifikimin e certifikimin e tyre.
Me 11 janar nis zyrtarisht regjistrimi që do te zgjasë dy muaj. Me njē dokument ID tē shtetit shqiptar dhe një adresë ku ai jeton, çdo bashkatdhetar behet pjesë dhe ushtron të drejtën e tij kushtetuese. Buxheti i shtetit do të mbulojë shpenzimin e postës. Është detyrë e opozitës do insistojë në garancitë e procesit, pasi çdokush në çdo cep të botës e ka dyshimin se vota e tij mund të kapet nga dora e gjatë e rilindjes.
Është e qartë se më i shqetësuari për atë verdikt, është Edi Rama, kjo dhe nga lajmet që raportohen.
