SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn

Data

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, në lidhje me dosjen ku akuzohet për veprat penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Vendimi i është komunikuar ditën e sotme avokatit të Ahmetajt, pasi ish-numri 2 i Qeverisë ndodhet prej muajit korrik të vitit 2023 në kërkim ndërkombëtar.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare. Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.

Muaji mars është afati i fundit i Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen në GJKKO, ku më pas do jetë gjykata ajo që do vendosë për kalimin ose jo të fashikujve për hetim.

Ndërkohë, pak ditë më parë, GJKKO ia kthyer SPAK-ut dhe dosjen e ashtuquajtura “Buka”, për plotësim hetimesh, ku ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u mor i pandehur për veprën penale “Shpërdorim detyre”, duke e akuzuar se i ka shkaktuar dëm shtetit prej 7 miliardë lekësh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related