Paralajmëron Murrizi: Në dosjet e SPAK dalin prokurorë, Rama shumë shpejt do të shkojë në burg

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi ka akuzuar prokurorin e SPAK, Arben Kraja për dënime politike në vitin 1990. Sipas tij, në vitin 1990 ka arrestuar Andrea Daijin për “prishje të moralit komunist”, ndërsa po atë vit ka arrestuar dhe një tjetër person për “Kalim të paligjshëm të kufirit” megjithëse personi i ndaluar nuk kishte lëvizur nga banesa e tij në Vorë të Tiranës. Murrizi u shpreh gjithashtu se Kraja nuk ka as arsimin përkatës për të qenë prokuror pasi ka mbaruar Shkenca Politike, ndërkohë që hodhi dyshime se diploma e tij e juridikut me korrespondencë është e falsifikuar. Ish-deputeti tha dje në një media se në përbërje të SPAK ka dhe të tjerë prokurorë të lidhur ngushtësisht me PS-në dhe kjo është një arsye se përse këta nuk guxojnë apo nuk duan të hetojnë Ramën.

“Unë s’mund të kem konsideratë për Arben Krajën, një kokërr hetuesi enverist, që ka arrestuar dy persona në prill të vitit 1990. Një për prishje të moralit komunist, Andrea Filip Daiji dhe Arben Liçin e ka arrestuar në Vorë se e ka quajtur Vorën zonë kufitare. Ka mbaruar shkenca politike, s’ka asnjë lidhje me juridikun dhe ftoj Dumanin të hetojë nr. e amzës, a ka qenë më tërë mend student që ka mbaruar juridikun në vitin 1992. Se kam miq pedagogë të asaj kohe që thonë si kemi dhënë mësim këtij, dhe juridiku me korrespondencë ka qenë pesë vjet. Ky ka qenë i ekspozuar politikisht se ka qenë kandidat për Bashkimin e Rinisë së Punës së Shqipërisë në vitin 1991, Arben Isa Kraja. Ka qenë nënkryetar i KLSH nga PPSH e vitit 1997, kam qenë deputet në atë kohë. Një e merrte PPSH dhe një opozita. Ju mendoni se këtij i bëjnë duart ta fusë Ramën në burg….

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related