Thirrja me vonesë në SPAK e Veliajt, Çollaku: Kohë e mjaftueshme për të cenuar provat

Data

Teksa Erion Veliaj është thirrur mëngjesin e kësaj të enjteje në SPAK për t’u pyetur në kuadër të hetimeve të nisura ndaj tij, gazetari Basir Çollaku shprehet se kryebashkiaku i Tiranës ka pasur gjithë kohën e mjaftueshme për të cenuar hetimin dhe manipuluar provat.

Çollaku deklaron se tashmë Veliaj rrezikon të dalë si grup i strukturuar kriminal brenda familjes për shkak se të gjitha paratë qarkullojnë te familjarët e tij.

Sipas Çollakut, ftesa në SPAK e Veliajt mund të sjellë surpriza, teksa tha se tashmë Ramës i është shkaktuar dhimbje koke edhe me hetimet ndaj familjarëve të tij.

“Ka pasur kohë të mjaftueshme për të cenuar hetimin e për të manipuluar dokumentat, është kohë dyshuese për vetë hetuesit e prokurorët. Tashmë ai rrezikon nga të dhënat e deritanishme të kemi një grup të strukuturar kriminal brenda familjes. Çështjet lidhen me punët e tij, lidhen me incineratorët e 5D, me strukturën dhe vendimarrjen e kryebashkiakut. Kemi një individ që në gjendje më të rendë penale po shkon pak si butë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related