“Tërmet politik” në Podgoricë, zbulohet plani djallëzor i Mandiç, si Serbia po pengon Malin e Zi të anëtarësohet në BE

Data

E njohura dhe e pritshme tashmë është zyrtare. Jakov Milatoviç, presidenti i Malit të Zi, në platformën X konfirmoi ndarjen me kryeministrin Milojko Spajiç. “Ngjarjet e fundit në Mal të Zi për fat të keq tregojnë se karakteri dominues i qeverisë aktuale është antimalazez dhe antievropian dhe se ai reflektohet në veprime antikushtetuese, glorifikimin e ideologjive retrograde, populizmin ekonomik dhe rënien e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në vend që të fokusohemi te reformat, integrimet evropiane, të ndërtojmë një shtet të së drejtës dhe një shoqëri me mundësi të barabarta – bartësit e papërgjegjshëm të funksioneve më të përgjegjshme në shtet po na kthejnë çdo ditë në të kaluarën me veprimet e tyre”, tha presidenti. Njoftimi i presidentit merr rëndësi kur dihej se ai kishte folur me kryeministrin të premten, katër orë të tëra pa asnjë njoftim apo adresim për publikun. Para takimit, Spajiç kishte deklaruar se “detyra e tij parësore është ta nxjerrë Milatoviçin nga krahët e DPS-së dhe opozitës dhe ta ftojë atë të jetë konstruktiv dhe të dalë nga ky rreth vicioz i konfrontimeve të panevojshme”. Nuk ia doli, për fat.

Qëndrimi ndaj Serbisë

Spajiç dhe Milatoviç themeluan PES, kështu që Milatoviç rrëzoi Milo Gjukanoviqin nga pushteti në zgjedhjet presidenciale, dhe Spajiç përmbysi Partinë e tij Demokratike të Socialistëve (DPS) në zgjedhjet parlamentare. Dukej se ishte krijuar një opsion i ri, i fortë politik që do ta çonte Malin e Zi drejt BE-së. Rezulton se vetëm dukej kështu. Spajiç, edhe pse nuk kishte nevojë, futi në koalicionin qeverisës partitë pro-serbe dhe proruse dhe i dha liderit të tyre, dukës çetnik Andrija Mandiç, postin e kryetarit të Kuvendit. Pikërisht në këtë pikë u bë e qartë se Spajiq dhe Mandiq po punojnë në favor të Beogradit, Milatoviç u largua nga PES dhe mori pjesë në zgjedhjet në Podgoricë me listën e tij. Ata po punojnë në dinakëri, në qershor prisnin që KE të konfirmonte se Mali i Zi kishte përmbushur kriteret e nevojshme për mbylljen e disa kapitujve të negociatave. Një situatë thuajse e njëjtë ndodhi sërish pak ditë më parë, Mali i Zi mbylli tre kapituj negociatash. Pak ditë pas kësaj, në Kuvend u krye një grusht shteti kushtetues, komisioni kompetent shkarkoi një pjesë të gjyqtarëve kushtetues dhe mori rolin e organit më të lartë të drejtësisë, gjë që shkeli ndarjen e pushteteve. Kështu filloi një krizë e re politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related