Faik Basha nga Partia e Lirisë, ishte i ftuara dje në një media, teksa tregoi se si është gjendja e Ilir Metës. Sipas tij, Meta është në një gjendje shumë të mirë dhe po drejton aksionin opozitar nga burgu 313. Më tej shton se Meta do jetë kandidat për kryeministër në 2025. “Gjendja e tij jashtëzakonisht mirë, në formë. Ka mbajtur kontakte me strukturat e partisë. Orienton strukturat dhe aksionin opozitar. Shumë gjasa ka SPAK të tërhiqet nga kjo, të lirohet. E dinë që kanë kryer veprime të jashtëligjshme. Ligji i përdorur i shfuqizuar vite më parë. Mënyra e organizimit nga kryeministri Rama. Zoti Meta duhet të lirohet. U arrestua pa provë dhe fakt. Ka një diskutim që mund të jetë kandidat për kryeministër.
Për sa kohë është presidenti i një force politike opozitare”, deklaroi ai. Ndërkohë zoti Faik Basha e pranon që nuk ishin shumë njerëz në protestën e mosbindjes civile së mbajtur këtë të hënë nga opozita, por kjo edhe prej kushteve atmosferike. “Që nuk i shikoni, por arsyen nuk e gjej dot. Njerëz që i përgjigjen kërkesës, ju dronin e keni lidhur me satelitët e Ramës që edhe Shqipërinë mezi gjendet në hartë. Kushtet atmosferike të disfavorshme për protestë masive. Mosbindja civile llogaritet me cilësi.
