“Jo lugë të arta, por dinjitet për qytetarët”, Berisha premton ndryshim: Pagë mesatare 1,200 Euro dhe rikthim të…

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duket se po tenton të bindë qytetarët se qeveria e tij nuk ka për të vjedhur më nëse ai rikthehet në pushtet. Edhe pse dje ishin Krishtlindje, Berisha pati një takim me gratë demokrate, ku nuk munguan premtimet elektorale. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se nuk do të premtojë se do të hahet me lugë floriri, por doli garant se do e çojë pagën mesatare 1200 euro. “Nuk flas unë as për lugë të artë, as për kohë të artë. Por unë flas, dhe ne flasim se ne, buxhetin, të ardhurat dhe pasuritë kombëtare do i kthejmë tek qytetarët.

Ne kemi hartuar një paketë, e cila do plotësohet dhe askush të mos mendojë se premtimi ynë 200 euro si minimum jetik, se rroga minimale 500 euro, se rroga mesatare 1200 euro, se karta e konsumatorit për t’i rikthyer pensionistëve dhe rrogëulëtëve të gjithë TVSH-në që paguajnë në dyqane, askush të mos mendojë se këto janë vështirësi të realizueshme. Jo, u them unë këtu, këto premtime kanë rezervën mbrapa. Pse kanë rezervën? Sepse duhet t’i realizojmë, nuk mund të ketë koment. Ne do i vendosim ato tre muajt e parë. Po, po! Dhe i siguroj se nuk do mbetet asnjë projekt pa u realizuar.

Por kthehemi tek vargu i poetit, qen që nga froni hanë ëndrrat e të rinjve tanë. Ne do bëjmë gjithçka që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet. Nuk do ndërtojmë rrugën me çmimin e 10fishtë që ndërton Kroacia. Nuk do ndërtojmë kurrë shkolla me çmimin e 10fishtë që ndërton BE. Nuk do ndajmë kurrë 13 kilometra rrugë në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë. Pra, çdo premtim i yni dhe të tjerat që do bëjmë, që i kemi në përpunim, për fermerët, për të rinjtë, do jenë realitet i padiskutueshëm.

Mbi të gjitha ne do rikthejmë ligjin në këtë vend. Do rikthejmë sigurinë për qytetarin. Do rikthejmë ecjen tonë drejt BE dhe begatimit të vazhdueshëm të shqiptarëve. Prandaj dhe keni një mision, por ju siç keni përmbushur misionet gjer sot, kam bindjen më të thellë se misionin e fitores të zgjedhjeve të 11 majit ju do e përmbushni me garancinë më të madhe. Edhe njëherë u uroj këtë ditë, uroj për të gjithë gratë, vajzat, nënat, motrat shqiptare Krishtlindjet dhe Vitin e ri. Uroj që festat e tjera t’i bëjmë me një fitore më 11 maj”, deklaroi Berisha.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related