Donald Trump synon largimin e menjëhershëm të SHBA-së nga OBSH

Data

Ekipi i tranzicionit i Donald Trump po shtrojnë rrugën për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në ditët e para të administratës së re, ka bërë të ditur ”Reuters”

Ekspertët thonë se kjo do të kishte një ndikim “katastrofik” në shëndetin global, sepse do të eliminonte burimin kryesor të financimit të OBSH-së, duke dëmtuar aftësinë e saj për t’iu përgjigjur krizave të shëndetit publik, siç ishte pandemia e koronavirusit.

Në vitin 2020, Trump filloi procesin e largimit nga OBSH-ja duke akuzuar agjencinë se ishte nën kontrollin e Kinës.

Joe Biden më pas ndreqi marrëdhëniet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related