Presidenti Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë

Data

Në mandatin e tij të parë, Donald Trump forcoi sanksionet kundër Koresë së Veriut për ta detyruar të heqë dorë nga armët bërthamore. Megjithatë, tani Kim Jong Un ka forcuar pozitat e tij, duke zhvilluar më tej programet bërthamore dhe raketore dhe duke krijuar një aleancë të ngushtë me Rusinë, e cila po ndihmon Korenë e Veriut me sisteme mbrojtëse ajrore dhe municione.

Ky partneritet po i jep Kim Jong Un më shumë mundësi dhe më pak nevojë për negociata me Shtetet e Bashkuara. Ekspertët paralajmërojnë se kjo aleancë, përfshirë ndihmën ushtarake ruse për Korenë e Veriut, paraqet rrezik për destabilitet në Gadishullin Korean dhe mund të zgjasë luftën në Ukrainë.

Kim Jong Un ka tashmë një pozicion të fortë dhe kërkon që Korenë e Veriut të pranohet si fuqi bërthamore legjitime. Testimi i raketave të reja balistike nga Pheniani tregon angazhimin e tij për të avancuar aftësitë bërthamore dhe për të sfiduar Shtetet e Bashkuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related